Ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim që tu vërë taksë 100 për qind produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në Kosovë.
Kjo temë është bërë e diskutuar shumë edhe te krerët e lartë të shtetit, teksa Federica Mogherini ka kërkuar që ky vendim të tërhiqet menjëherë.
Artistët e estradës, të cilët po ashtu kanë ndikim të madh tek fansat e tyre, nuk kanë lënë pa diskutuar këtë çështje.
Ka qenë këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ajo e cila në InstaStory ka publikuar një shkrim të BE-së, ku pasqyrohej kërkesa e tyre për heqjen e kësaj takse.
“Jo more? Kurrë hiç!”, ka shkruar këngëtarja Jakupi në mbishkrimin e fotografisë, duke e bërë kështu të qartë se mbështet fuqishëm vendimin për mbajtjen e kësaj takse ndaj shtetit serb.
E njëjta është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, me çka edhe ndikon që personat që duan muzikën e saj, të reflektojnë nga ky qëndrim i këngëtares.
Ndërkohë, pak orë më parë ishte edhe modelja e njohur nga Peja, Morena taraku, ajo e cila publikoi në InstaStory një imazh, duke bërë thirrje për mbështetjen dhe fuqizimin e produkteve vendore. /Telegrafi/