Rita Ora ka qenë mysafirja speciale e ‘Macy’s Thanksgiving Day Parade’.
Ajo ka performuar para mijëra qytetarëve në New York, duke i dhënë hijeshi paradës me këngët e saj.
Interpretimi i këngëtares në paradë nuk ka qenë live, dhe kjo ka shkaktuar pak mospërputhje të fjalëve me muzikën që dëgjohej në sfond.
Ka mjaftuar kjo që disa fansa me sy të mbrehtë të shprehin kritikën e tyre në rrjetet sociale, lidhur me këtë çështje.
Mirëpo, artistes shqiptare i ka dalë në mbrojtje këngëtari i njohur, John Legend, i cili ka shpjeguar arsyen e vërtet se pse një performancë e tillë në paradë nuk mund të zhvillohet ‘live’, jo vetëm tek Rita, por te asnjë artist tjetër.
“Të gjithë duhet të këndojmë në ‘playback’ gjatë kësaj parade, sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar të gjithë mjetet teknike që duhen për të kënduar ‘live’”, ka shkruar Legend në Twitter.
Fun fact @johnlegend thank you for clarifying what I was about to also tweet. It’s annoying for us but anyway! All my shows are 100 percent live always have been! When you come to a ORA show get ready! Back to holidays! Have a good one guys! 🙂 X https://t.co/pO5hnnQgvg
— Rita Ora (@RitaOra) November 22, 2018
Ndërkohë, nuk ka qenë i vonshëm as reagimi i Ritës, e cila ka shpërndarë këtë postim të John në Twitter.
“Fakt qesharak, John Legend të falënderoj për sqarimin që unë isha gati ta bëjë në Twitter. Është e bezdisshme për ne, por gjithsesi! Të gjitha shfaqjet e mia janë 100 për qind jetojnë gjithmonë kanë qenë! Kur të vini në një shfaqje ORA, bëhuni gati”, ka shkruar më tutje këngëtarja shqiptare.
E njëjta, ka bërë hapin e saj të madh në karrierë, duke publikuar sot (e premte), albumin e dytë në karrierën e saj, “Phoenix”, i cili menjëherë është ranguar lart në top listat britanike dhe ato amerikane. /Telegrafi/