Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur vet Abrashi me anë të një statusi ku ka bërë me dije se nuk ka ndonjë komplikim dhe ka bërë thirrje që të respektohen masat parandaluese si vënia e maskës, distanca sociale dhe higjiena.
“Pas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar për COVID 19 dhe kam rezultuar pozitiv.
Me shëndet jam mirë dhe nuk kam ndonjë komplikim. Ju lutem keni kujdes dhe përmbahuni masave kundër COVID 19.
Të bashkuar do t’ia dalim
#Mbajemaskën
#mbajedistancën
#mbajehigjienen”, ka shkruar Abrashi në Facebook.