Vazhdon situata mjeruese te klubi i mirënjohur kosovar, Ferizaj.
Problemet financiare dhe ato të brendshme te klubi ferizajas në fakt kishin filluar që në edicionin e kaluar, raporton “Zeri.info”.
Tani që skuadra bën gara në Ligën e Parë, Ferizaj ka bërë me dije se futbollistët nuk janë paraqitur fare në seancën e sotme stërvitore.
Kjo për shkak të bojkotit të futbollistëve shkaku i gjendjes së vështirë financiare.