Këngëtarja Enca Haxhia është një nga ata personazhe që gjithmonë di të rrëmbejë vëmendje mediatike.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat çdo ditë fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Enca ka publikuar së fundmi në Instagram një fotografi, e cila është realizuar gjatë prapaskenave të klipit të saj të fundit “Kujt pi han”.
Në këtë fotografi, ajo shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah gjoksin e saj.
Ndërkohë fytyra e saj duket paksa e trishtuar, dhe për këtë arsye ajo ka vendosur që ta përdorë këtë fotografi, për të bërë shaka në rrjetet sociale.
“Tu e pritë fatin e jetës, tag shoqen që e pret njësoj, ose shokun që mund të jetë fati im”, ka shkruar ajo në Instagram.
Përndryshe, bashkëpunimi me reperin Don Phenom mbetet kënga e fundit që këngëtarja solli për fansat e saj. /Telegrafi/
[embedded content]