Muajin e kaluar, ato u bënë temë e të gjitha mediave ndërkombëtare me përleshjen e tyre fizike, që ndodhi në Javën e Modës në New York.
Fjala është për dy reperet e njohura Nicki Minaj dhe Cardi B, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë në luftë me njëra-tjetrën.
Mirëpo së fundmi, duket se dyshja në fjalë i kanë rregulluar raportet, dhe këtë gjë e kanë treguar përmes rrjeteve sociale.
Ka qenë Nicki Minaj ajo e cila publikoi një status në rrjetin social Twitter, duke thënë se madje do të mundohet që t’i mënjanojë temat e tilla tash e tutje.
“Ok djema, le të përqendrohemi në gjëra pozitive nga sot e tutje. Të gjithë jemi të bekuar. E di që këto gjëra janë zbavitëse dhe për të qeshur për shumë njerëz, por unë nuk do të diskutoj më këto gjëra të pakuptimta. Faleminderit për mbështetjen dhe inkurajimin, vit pas viti. Ju dua!”, ka shkruar Nicki Minaj.
Ok you guys, let’s focus on positive things only from here on out. We’re all so blessed. I know this stuff is entertaining & funny to a lot of people but I won’t be discussing this nonsense anymore. Thank you for the support & encouragement year after year. Love you. ♥️
— QUEEN (@NICKIMINAJ) October 30, 2018
Duket se me këtë deklaratë është pajtuar edhe Cardi B, e cila vendosi që të njëjtin status ta publikojë në rrjetin social Instagram.
“Mirë atëherë, le të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë! Me sa duket kaq ishte! S’ka më luftë, apo dramë”, ka shkruar ajo në Instagram. /Telegrafi/