I ka vetëm 15 vjet, por Erik Grainca nga qyteti i Ferizaj nuk po ndalet së punuari në projekte të reja muzikore.
Së fundi Eriku ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Dashni”, projekt ky i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.
Pjesë e bashkëpunimit ishte artisti i mirënjohur Estto, ndërkohë për videoklipin u përkujdes BUG Production.
Vlen të theksohet se ky është projekti i gjashtë muzikor me këngë për të rritur nga artisti i ri ferizajas.
I talentuari Erik Grainca sukseset i ka përjetuar që në moshën tetë vjeçare, rrjedhimisht në skenën muzikore për fëmijë ka shënuar suksese të shumta.
Që nga ajo moshë Eriku ka qenë pjesë e Shkollës së Muzikës “Sidorela” ku në kuadër të produksionit të shkollës ka realizuar tetë këngë, ndërkaq është dalluar edhe me pjesëmarrjen në festivale të ndryshme të muzikës për fëmijë, me ç’rast edhe ka fituar çmime të shumta, duke u vlerësuar si një nga talentët e rrallë të rinj.
Kurse si një nga të arriturat më të mëdha të djaloshit 15 vjeçar nga Ferizaj, konsiderohet pjesëmarrja në edicionin e parë të Festivalit “Sidorela Fest”, me ç’rast Eriku ka fituar çmimin e parë të festivalit si dhe çmimin e publikut.
Në kuadër të karrierës së tij të pasur Eriku së shpejti premton të editojë edhe albumin e tij të parë me dhjetë këngë, duke dëshmuar kështu se me punë e përkushtim arrihet çdo synim në jetë.
(Më poshtë mund ta gjeni linkun e projektit të fundit të Erikut)