w 4 560x416 - Kurti bartës i listës së Vetëvendosjes, publikon emrat e kandidatëve për deputetë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka publikuar emrat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, teksa ka theksuar se ai mbetet bartës i listës.

Gjithashtu, kreu i LVV-së, ka dhënë edhe disa detaje rreth deputetëve.Kurti ka pohuar se lista e tij do të jetë fituese, dhe ka numrin 127.

Më poshtë lista e publikuar nga kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti:

1. Albin Kurti – bartës liste.

2. Vjosa Osmani – ligjëruese në fushën e drejtësisë, ushtruese e detyrës së Presidentes dhe Presidente e ardhshme e Republikës së Kosovës.

3. Glauk Konjufca – aktivist i Lëvizjes, studiues i filozofisë, ish-Ministër i Punëve të Jashtme e Diasporë, deputet i Republikës.

4. Vasfije Krasniqi – aktiviste dhe zëri i drejtësisë së munguar të të gjitha viktimave të luftës së fundit në .

5. Avni Dehari – veprimtar i kamotshme i çështjes kombëtare, ish i përndjekur politik, shkrimtar, publicist.

6. Albulena Haxhiu – aktivistja e pandalshme e Lëvizjes tonë, juriste, e ish-Ministre e Drejtësisë.

7. Arben Vitia – aktivist i Lëvizjes, mjek i përgjithshëm, Kryetar i Qendrës tonë në Prishtinë, e ish-Ministër i Shëndetësisë.

8. Donika Gërvalla – veprimtare e shquar në mërgatë, Kosovë e Shqipëri. Vajza e heroit Jusuf Gërvallës.

9. Gani Krasniqi – ish i burgosur politik, veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare, ish kryetar i Malishevës, aktivisti i yni e deputet i ardhshëm.

10. Shqipe Mehmeti Selimi – ish pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njohëse e fushës së sigurisë, aktiviste e Lëvizjes.

11. Liburn Aliu – aktivist, arkitekt, ish i burgosur politik, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, deputet në katër legjislatura.

12. Hekuran Murati – ekspert i fushës së financave, deputet në legjislaturën e kaluar.

13. Armend Muja – ligjërues i Ekonomisë Politike Ndërkombëtare, anëtar i ri Lëvizjes tonë.

14. Arbërie Nagavci – bashkëaktivistja jonë, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

15. Adnan Rrustemi – studiues i shkencave politike e administratës publike, ish-përfaqësues i yni në KQZ.

16. Haxhi Avdyli – doktor e studiues i shkencave mjekësore, deputet i dy legjislaturave të fundit.

17. Fatmire Kollçaku – doktoreshë e epidemiologjisë dhe nënkryetarja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

18. Mimoza Kusari Lila – eksperte e ekonomisë, ish-Kryetare e Komunës së Gjakovës, ish-zëvendëskryeministre, deputete dhe kryetare e Alternativës për Kosovën.

19. Haki Abazi – studiues i inxhinierisë, shkencës kompjuterike e menaxhim biznesit, ish-zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, kandidat për deputet në këto zgjedhje.

20. Ardian Gola – profesor Universiteti, ligjërues i sociologjisë, anëtar i ri i Lëvizjes tonë e deputet i ardhshëm i Republikës.

21. Rozeta Hajdari – ligjëruese e ekonomisë, ish-Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

22. Xhelal Sveçla – aktivist i Lëvizjes, ish-U.d. i Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike.

23. Saranda Bogujevci – aktiviste për të drejtat e njeriut, e mbijetuar e masakrës së familjes së saj gjatë luftës, deputete në dy legjislatura të fundit.

24. Faton Peci – studiues i shkencave politike dhe filozofisë, drejtues i kabinetit të U.d. Presidentes znj. Vjosa Osmani.

25. Fitore Pacolli – aktiviste e Lëvizjes, studiuese në drejtimin Politikë e Marrëdhënie Ndërkombëtare, deputete e Kuvendit në dy mandate.

26. Hydajet Hyseni – ish i burgosur politik, aktivist e veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, deputet në katër legjislaturat dhe drejtues i Shoqatës të ish të burgosurve politik.

27. Hysamedin Feraj – studiues e ligjërues i shkencave politike dhe filozofisë, aktivist i Lëvizjes sonë.

28. Jahja Kokaj – profesor e studiues i shkencës dhe inovacionit, akademik, deputet i Kuvendit në legjislaturën e fundit.

29. Yllza Hoti – studiuese e menaxhmentit, ekonomisë dhe marrëdhënie ndërkombëtare, deputete e Kuvendit në legjislaturën e VII.

30. Hajrulla Çeku – aktivist i kauzës për trashëgimi kulturore dhe mjedis, deputet i legjislaturës së fundit.

31. Bajram Mavriqi – i diplomuar në ekonomi, kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë.

32. Besim Muzaqi – i diplomuar në fushën e farmacisë, kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Vushtrri, ish nënkryetar i komunës së Vushtrrisë.

33. Doarsa Kica Xhelili – juriste e diplomuar dhe avokate e licencuar.

34. Fitim Uka – psikolog, profesionist i shëndetit mendor dhe ligjërues

32. Besim Muzaqi – i diplomuar në fushën e farmacisë, kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Vushtrri, ish nënkryetar i komunës së Vushtrrisë.

33. Doarsa Kica Xhelili – juriste e diplomuar dhe avokate e licencuar.

34. Fitim Uka – psikolog, profesionist i shëndetit mendor dhe ligjërues universitar i psikologjisë, deputet në legjislaturën e fundit.

35. Tinka Kurti – studiuese e gazetarisë, aktivistja e Lëvizjes për të drejtat e punëtorëve dhe barazi gjinore.

36. Fitim Haziri – stomatolog, deputet në legjislaturën e fundit.

37. Arbëreshë Kryeziu Hyseni – e diplomuar në gazetari, deputete në legjislaturën e fundit.

38. Arbër Rexhaj – studiues i gjuhës dhe letërsisë shqipe, aktivist i Lëvizjes, deputet në dy legjislaturat e kaluara.

39. Dimal Basha – i diplomuar në drejtimin “E drejta Penale Ndërkombëtare”, deputet në legjislaturën e fundit.

40. Burim Karameta – studiues i mjekësisë dhe psikologjisë, këshilltar i Ud. Presidentes, znj. Vjosa Osmani.

41. Enver Dugolli – ish i burgosur politik, kolonel në TMK e FSK, gjeneral në pension, ish-zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes.

42. Arijeta Rexhepi – mësimdhënëse e matematikës dhe informatikës, këshilltare e VETËVENDOSJE!-s në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

43. Valon Ramadani – studiues i administratës publike, Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Ferizaj, deputet i Kuvendit për dy mandate.

44. Valdet Januzaj – ushtrojë profesionin e stomatologjisë në Suedi, në Kosovë investitor në shëndetësi, hoteleri e infrastrukturë.

45. Albana Morina Xharra – arkitekte e profesioniste, anëtare e re e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

46. Agon Batusha – i diplomuar për integrime evropiane, kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë, deputet në legjislaturën e kaluar.

47. Fatmir Humolli – ish i burgosur politik, aktivist i angazhuar për çështjet politike në vend, ish luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Llapit, ish kryetar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.

48. Jeta Statovci – studiuese e ekonomisë dhe politikave shëndetësore, aktualisht këshilltare e Ud. Presidentes.

49. Alban Hyseni – i diplomuar në fushën Jurdiko-Penale, asistent ligjërues në drejtimin e fushës penale, deputet në legjislaturën e fundit.

50. Hysen Durmishi – aktivist i VETËVENDOSJE!-s, i diplomuar në fushën e inxhinierisë civile, ish drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, ish i burgosur politik dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

51. Arta Bajralija – e diplomuar në drejtimin banka, financa dhe kontabilitet, deputete e Kuvendit në legjislaturën e fundit.

52. Arion Thaqi – i specializuar në fushën e ndërtimtarisë dhe arkitekturës, kryetar i demokristianëve të rinj në Kosovë.

53. Ali Tafarshiku – profesionist i shëndetit mendor, këshilltar i Kuvendit Komunal në Komunën e Gjakovës.

54. Angjelina Krasniqi – konsulente për qeverisje lokale e qendrore, ish zëvendës ministre e kulturës, rinisë dhe sportit.

55. Artan Abrashi – aktivist i Lëvizjes, ish Kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren, deputet i Kuvendit në legjislaturën e kaluar.

56. Rrustem Leti – i diplomuar në gjuhë dhe letërsi, themelues i tri kompanive në komunën e Gjakovës.

57. Shqipe Metaj Isufi – mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë, nënkryetare e Qendrës së Lëvizjes tonë në komunën e Ferizajt.

58. Luan Aliu – aktivist i Lëvizjes, i diplomuar në degën e kriminalistikës.

59. Labinotë Demi Murtezi – studimet i ka përfunduar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, deputete e Kuvendit në dy mandate.

60. Adriana Matoshi – artistja dhe aktorja jonë e shquar shqiptare, aktrimin e përfundojë me klasën e aktorit të mirënjohur Faruk Begolli, anëtare e re e Lëvizjes sonë.

61. Avni Zogiani – aktivist i Lëvizjes, studiues i fushës së mediave dhe marrëdhënieve me publikun, ish zëvendës ministër i Infrastrukturës.

62. Mirsad Shkreta – specialist i kirurgjisë orale, këshilltar komunal për disa mandate në komunën e Hanit të Elezit, ish – shef i kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë.

63. Arjeta Fejza – aktiviste e VETËVENDOSJE!-s në Mitrovicë, mësimdhënëse në lëndën e Filozofisë dhe Logjikës.

64. Nasuf Bejta – studiues i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, i angazhuar si mësimdhënës tash e 32 vite.

65. Gazmend Gjyshinca – i diplomuar në fushën e politikave të BE-së dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, deputet në legjislaturën e kaluar.

66. Jetmirë Vrenezi – studimet i ka përfunduar në drejtimin e Inxhinierisë e Ndërtimtarisë, aktualisht e angazhuar në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit.

67. Nijazi Isaku – aktivist i Lëvizjes, kryetar i Qendrës sonë në Viti, këshilltar komunal në komunën e Vitisë.

68. Drita Millaku – studimet e përfunduara në Fakultetin Filologjik, ish-asambleiste në dy mandate në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, deputete në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

69. Eman Rrahmani – i diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, ish-këshilltar i Kuvendit Komunal në Prishtinë, deputet në legjislaturën e kaluar.

70. Mefail Bajqinovci – ka studiuar për komunikimin masiv, gazetar hulumtues e deputet në legjislaturën e fundit.

71. Hatixhe Hoxha – ligjëruese në Fakultetin e Arteve, deputete e Kuvendit në legjislaturën e dytë dhe ish asambleiste në Kuvendin Komunal në Prishtinë.

72. Ekrem Mustafa – i diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Ferizajit.

73. Fjolla Ujkani – e diplomuar në shkenca politike, deputete në legjislaturën e fundit.

74. Enver Haliti – ekonomist i diplomuar, ish-ushtar i UÇK-së, deputet në legjilsaturën e kaluar.

75. Mentor Arifaj – i diplomuar në Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike, ka mbajtur pozicione menaxheriale në kompani të ndryshme ndërkombëtare në Kanada e vende tjera.

76. Vendenis Lahu – mjek i neurologjisë, ish këshilltar komunal i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Besianës.

77. Gegë Lleshi – ekspert i sigurisë, i diplomuar në Akademinë e Mbrojtjes dhe ish i burgosur politik, luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së fundmi i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!

78. Mimoza Shala – aktiviste e Lëvizjes, ish-pjesëtare e UÇK-së, drejtuese e grupit të asambleistëve të VETËVENDOSJE!-s në komunën e Gjakovës.

79. Visar Korenica – ka përfunduar studimet në biznes ndërkombëtar, koordinator i qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Rahovec.

80. Gresa Bytyqi – avokate, e diplomuar në fushën e juridikut dhe në gjuhë e letërsi angleze.

81. Halil Thaçi – mbaroi studimet në fushën e ekonomisë, kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot.

82. Mirlinda Tishukaj Sadiku – e diplomuar në Kulturë, Fizike dhe Sport, mësimdhënëse, këshilltare në Kuvendin Komunal të komunës së Vitisë.

83. Hysni Mehani – studiues i filozofisë, aktivist i Lëvizjes, kryetar i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Skenderaj, këshilltar në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

84. Lumnije Mikullovci – regjisore e diplomuar në Akademinë e Filmit, punëtore e kamotshme e Radio Televizionit të Kosovës.

85. Milazim Salijaj – gjeodet i diplomuar, kryetar i Shoqatës së Gjeodetëve në regjionin e Ferizajit.

86. Bernarda Radoncic – e diplomuar në inxhinieri biomjekësore, konsulente për menaxhimin e të dhënave në Spitalin e Danimarkës.

87. Edmond Pruthi – aktivist i Lëvizjes, njohës i fushës së teknologjisë informative, aktualisht udhëheqë grupin punues së qendrës së Lëvizjes në ShBA.

88. Blerim Gashani – studiues i gjuhës dhe letërsisë angleze, si dhe komunikimit masiv, redaktor e lektor i gjuhës shqipe.

89. Liri Loshi – i diplomuar në mjekësi, hetues kërkimor shkencor në fushën e mjekësisë.

90. Agime Gashaj – studiuese e gjuhës dhe letërsisë angleze, dhe sigurisë. Mësimdhënëse dhe eksperte e fushës së sigurisë.

91. Adnan Ademi – i diplomuar në menaxhment, konsulent menaxherial dhe kryetar i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Shtime.

92. Rreze Duli – inxhiniere e diplomuar e makinerisë, aktiviste e shoqërisë civile, konsulente e trajnere e shumë programeve vendore e ndërkombëtare.

93. Xhafer Berisha – kryetar i Komunitetit të Shqiptarëve në Itali, kryetar i qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Klinë.

94. Albana Gashi – e diplomuar në gjuhë dhe letërsi angleze, si dhe në politika publike dhe menaxhim, deputete e Kuvendit në legjislaturën e katërt, kryetare e qendrës së Lëvizjes në Fushë Kosovë.

95. Alban Bajrami – ka studiuar shkenca politike dhe integrime evropiane, aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

96. Leonora Svarça – e diplomuar në fushën e mjekësisë dhe menaxhmentit shëndetësorë, specialiste e alergologjisë dhe imunologjisë.

97. Shpejtim Arifi – mbaroi studimet në shkenca juridiko-financiare, kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Shtërpcë.

98. Besnik Zeqiraj – ekonomist i diplomuar, aktivist i Lëvizjes, Sekretar i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Pejë.

99. Jehona Ferizi Miftari – ligjëruese në Fakultetin e Edukimit, hulumtuese.

100. Ilir Aliu Kapitit – ekspert i fushës së financave dhe menaxhimit të investimeve, ish-zëvendësminsitër i Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

101. Nazlie Bala – e diplomuar në shkenca politike, aktiviste për të drejtat e grave dhe çështjes gjinore, ish-përfaqësuese e Lëvizjes në KQZ, drejtuese e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në VETËVENDOSJE!

102. Uran Halimi – ka përfunduar studimet në gjuhë angleze dhe letërsi, këshilltar në Kuvendin Komunal të Sharrit.

103. Jeton Lajqi – studimet i përfundoi për menaxhment të turizmit, gjithashtu dhe në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, aktivist i Lëvizjes.

104. Nita Bakalli Istrefi – e diplomuar në administrim biznesi dhe diplomaci, konsulente e organizatave regjionale dhe ndërkombëtare.

105. Abdyl Gashi – ekonomist i diplomuar, kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Artanë, asambleist komunal në Artanë.

106. Driton Hyseni – studimet i përfundoi në Fakultetin e Inxhinierisë Elektirike e Kompjuterike, ekspertë i fushës së aviacionit civil, aktivist i Lëvizjes.

107. Orges Tafilaj – i diplomuar në fushën e telekomunikacionit, ka qenë përfaqësues i Kosovës në peshëngritje, anëtar i Grupit Punues në Qendrën e VETËVENDOSJE!-s në Deçan.

108. Shenaj Shala – eksperte e protokollit ndërkombëtar, konsulente e mirësjelljes dhe trajnere e shkathtësive të buta, anëtare e re e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

109. Gramos Agusholli – i specializuar në fushën e laborantit dentar, ndërmarrës.

110. Salih Zyba – aktivist i Lëvizjes, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe UÇPMB-së, ish-Drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës dhe deputet i Kuvendit në dy legjislaturat e fundit


www.foxshop-ks.com