facebook do te bleje nje kompani qe merret me sigurine kibernetike 560x416 - Facebook do të blejë një kompani që merret me sigurinë kibernetike
facebook do te bleje nje kompani qe merret me sigurine kibernetike - Facebook do të blejë një kompani që merret me sigurinë kibernetike

Rrjeti social Facebook po kërkon që të blej një kompani që merret me sigurinë kibernetike.

Sipas raporteve nga Business Insider, Facebook ka filluar bisedimet me një numër kompanish që merren me sigurinë në internet për të bërë një blerje të mundshme, por ende nuk dihet se cilat ishin kompanitë dhe se marrëveshja do të mbyllet deri në fund të vitit.

Facebook thuhet se ka mbledhur një skuadër me qëllim të rritjes së ekspertizës së sigurisë kibernetike dhe përballjen me kritikat publike për mbrojtjen e të dhënave, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu:

Gjiganti i rrjeteve sociale është përballur me një breshëri kritikash për shkak të disa skandaleve të nivelit të lartë. Muajin e kaluar u zbulua një prej shkeljeve më të mëdha të të dhënave në historinë e saj, ku ishin prekur rreth 30 milionë përdorues.

Lexo po ashtu:

Skandali i të dhënave të Cambridge Analytica gjithashtu ishte një shtysë tjetër që Facebook të shqyrtojë më mirë për mënyrën sesi mbron të dhënat e përdoruesve të tij. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com