fluturakja britanike e nisur per ne merkur dergoi selfie dy dite pas lansimit foto 560x416 - Fluturakja britanike e nisur për në Merkur, dërgoi ‘selfie’ dy ditë pas lansimit (Foto)

BepiColombo është fluturakja britanike e destinuar për në planetin Merkur, që bëri ‘selfien’ e parë pasi u lansua me sukses gjatë vikendit.

Imazhi është shkrepur prej kamerës që ndodhet në trupin e pajisjes, ndërsa ka zënë në kuadër komplet krahun anësor, si dhe një pjesë që ndodhet më poshtë, transmeton Telegrafi.

Në anën e djathtë të imazhit, janë linjat e panelit diellit, kurse pjesa që shihet janë sensorët e ndryshëm.

fluturakja britanike e nisur per ne merkur dergoi selfie dy dite pas lansimit foto 1 - Fluturakja britanike e nisur për në Merkur, dërgoi ‘selfie’ dy ditë pas lansimit (Foto)

‘Selfie’ nga BepiColombo

Fluturakja është duke shkuar afër planetit më të afërt të diellit, me anë të ‘impulseve motorike’ sikur te ‘Star Trek’ që mbushen në mënyrë elektrike – apo jonizohen – me atome ksenon.

Janë bërë dy ditë prej se është lansuar nga Guiana Franceze,  teksa pritet të arrijë në orbitën e Merkurit më 25 dhjetor të vitit 2025.

Deri atëherë, pritet t’i aktivizohen edhe dy kamera tjera dhe të dërgojë edhe pamje tjera nga hapësira. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com