Federata e Pingpongut të Kosovës ka bërë të ditur se me 17 dhe 18 tetor në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj duke filluar nga ora 10.00, do të organizohen kampionatet individuale për Minikadet/e (2007), Kadet/e (2005) dhe Junior (2002)
Ndërsa me 18 tetor Juniorët, lojtarët e lindur me 1 Janar 2002 dhe me të rinj, do të garojnë në këtë juniorët individual meshkuj dhe femra.
Federata ka kërkuar që lojtarët të paraqiten deri të mërkurën më 14 tetor në ora 16:00.
Shorti, do të hidhet të mërkurën më 14 tetor, ora 20 00, përmes platformës zoom, e përfaqësuesit e klubeve mund të marrin pjesë.