Kanë përfunduar gjashtë ndeshje të sotme në Ligën e Parë të Kosovës. Katër ndeshje u luajtën në Grupin A dhe tre të tjera në Grupin B.
Liria ka arritur të fitojë 2:0 ndaj Trepçës, duke i futur kështu ish-kampionët e Kosovës në krizë të madhe.
Me rezultat të thellë fitore arriti edhe Flamurtari, që ka deklasuar KEK-un 5:0.
Në takimet e tjera, Armend Dallku arriti fitoren e parë si trajner i Dukagjinit duke mposhtur Onixin e vendit të parë, 2:0 teksa edhe A&N arriti të marrë tri pikë kundër Malishevës, 1:0.
Në Grupin B, Ferizaji arriti fitore në frymën e fundit përballë Vllaznisë së Pozheranit, 2:1.
Flamurtari mposhti me goleadë KEK-un, duke fituar thellë 5-0.
Ulpiana ka arritur të fitoj 1-2 si mysafire e Kikës, dhe me këtë rast ka marrë lidershipin e Grupit B.
Rezultatet:
GRUPI A
Liria – Trepça 2:0
Vushtrria – Vëllaznimi 1:1
A&N – Malisheva 1:0
Dukagjini – Onix 2:0
GRUPI B
Flamurtari – KEK-u 5:0
Vllaznia – Ferizaj 1:2
Kika – Ulpiana 1:2