Ferizaj ka befasuar Llapin në xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll. Ferizaj e shënoi fitoren e parë, derisa Llapi pësoi disfatën e tretë të sezonit. Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në tabelë në vendin e gjashtë me po aq pikë e në po aq ndeshje të luajtura. Llapi në vendin e parafundit ka pesë pikë në gjashtë takime të zhvilluara. Ferizaj në pjesën e parë realizoi dy gola. Të parin e shënoi sulmuesi me përvojë në Superligë, Astrit Fazliu. Fazliu shënoi nga penalltia në minutën e 29-të. Ramush Ramadani dyfishoi epërsinë në minutën e 42-të. Golin e vetëm për Llapin e shënoi Ilir Krasniqi në minutën e 73-të. Në javën e shtatë Llapi e pret kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin. Ferizaj udhëton te Trepça ’89.