Inskenonin aksidente me vetura për të përfituar nga sigurimet, arrestohen tre persona në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
11 Shtator 20221 min lexim88 vizita
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet se të njëjtit në bashkëveprim kanë inskenuar qëllimisht aksidente me vetura që të përfitojnë nga sigurimet.
Rasti ka ndodhur të premten në Ferizaj.
“Rr.Ramadan Rexhepi, Ferizaj, 09.09.2022-17:05 Janë arrestuat tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë inskenuar qëllimisht aksidente me vetura që të përfitojnë nga sigurimet”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.