Ferizaj bëhet me lidhje të re në autostradën “Arbër Xhaferi”
Redaksia
Ferizaj24
5 Korrik 2018
1 min lexim
150 vizita
Ministria e Infrastrukturës ka nisur rindërtimin e rrugës Varosh- Gurëz në Komunën e Ferizajt me buxhet vetjak në vlerë prej 2.5 milion eurosh. Ky projekt do të finalizohej brenda 36 muajve sipas dinamikës së punimeve.
Gjithashtu drejtuesit e kësaj ministrie kanë dhënë edhe një lajm të mirë për bizneset e kësaj komune duke u zotuar se gjatë këtij viti do të ndërtohej edhe një lidhje e re në autostradën “Arbër Xhaferi”, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë inaugurimit të punimeve ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se më këto projekte po e përmbush një zotim të dhënë për mbështetje të komunave të Kosovës.
Ai ka sqaruar se lajmi për lidhje në autostradë është kërkuar disa herë nga bizneset e kësaj komune, e cila lidhet me rrugën "Driton Islami" në zonën industriale. Lekaj ka thënë se kjo tashmë po bëhet realitet dhe se me këtë po realizojnë edhe një kërkesë të shumëpritur nga bizneset.
Detajet
Publikuar
5 Korrik 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
150
Fjalë
183