Komuna e Ferizajit ka publikuar listën me emra e mbiemra të borxhlinjve të komunës. Kryetari Agim Aliu përmes një shkrese për media ka theksuar se kjo po bëhet duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të financave locale. Ai ka treguar se ka autorizuar komisionin që të bëj verifikimin e të gjithë borxhlinjve dhe se bashkë me Zyrën Ligjore të nisin procedurat e arkëtimin të mjeteve. Sipas Aliut, larja e këtyre borxheve ndaj komunës do të ndikoj në krijimin e një stabiliteti financiar dhe do të mundësojë planifikimet e reja zhvillimore të qytetit.