Kampioni i Kosovës, Ferizaj, ka fituar kryendeshjen me rezultat 3:1 kundër Prishtina Volley, në kuadër të javës së parë të elitës së volejbollit të Kosovës (meshkujt). Ndeshje e mirë mes këtyre dy skuadrave, por ferizajasit treguan përqendrim më shumë dhe ia dolën të startojnë me fitoren në hapje të kampionatit, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. Ndeshje me rivalitet u zhvillua mes Ulpianës nga Lipjanit dhe Vëllaznimit nga Gjakova, që u fitua nga lipjanasit me rezultat të ngushtë 3:2. Java e parë-meshkujt Peja-Drenica 3:0 Theranda-AS Vushtrria 3:0 Ulpiana-Vëllaznimi 3:2 Ferizaj-Prishtina Volley 3:1 Drita-Prishtina 3:0 Image