Katër ndeshjet që zhvillohen sot në kuadër të Grupit B të Ligës së Parë, do të mbyllin xhiron e pestë të kësaj kategorie të futbollit kosovar. Pretendenti kryesor për rikthim në elitë, Flamurtari, do të luajë në udhëtim te skuadra që e ka nisur mirë kampionatin, Dardana. Kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Kamenicës vetëm për fitore, duke parë shkëputjen e skuadrës kryesuese, Ulpianës. Ekipi tjetër që ra nga Superliga në Ligën e Parë, Ferizaj, do të luajë përballë Ramiz Sadikut në shtëpi. Në dy duelet tjera përballen Vitia – Kika dhe KEK-u – 2 Korriku. Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 14:00. /Telegrafi/ LIGA E PARË – SOT GRUPI B Dardana – Flamurtari Ferizaj – Ramiz Sadiku KEK-u – 2 Korriku Vitia – Kika.