Kampioni i Kosovës, Ferizaj, është i gatshëm për sfidat e Kupës Ballkanike.
Ferizajasit janë para sprovave të mëdha në Ankara të Turqisë dhe synojnë një prezantim sa më të mirë në Kupën e ballkanike të volejbollit.
“Ferizaj gati për Kupën Ballkanike!
Klubi ka bërë të gjitha përgatitjet për Kupën Ballkanike që do të mbahet nga data 12 shtator 2020 në Ankara të Turqisë.
Pjesëmarrës në këtë kompeticion do të jetë Ferizaj dhe Halkbank Spor Kulübü Taraftar Toplulugu nga Ankaraja të cilët janë edhe organizator.
Në garë ishte paraqitur edhe ekipi MOK Spartak Sports, Subotica Serbia, mirëpo në momentet e fundit është tërhequr nga gara”, njofton KV Ferizaj.