Viktor Kuka, është lojtari më i ri i transferuar nga klubi i qytetit të Drenasit, Feronikeli. Njoftimin e ka bërë vet faqja e klubit, duke treguar rezymenë e lojtarit dhe duke shprehur gëzimin e tyre për këtë transferim. Kuka, ka ardhur si lojtar i lirë nga klubi i Ferizaj-t, pasi këta të fundit nuk mbijetuan në elitën e futbollit kosovar. “Për mua është një sfidë e re, jam i lumtur që jam pjesë e Feronikelit, klub i cili ka ambicie të mëdha. Nuk është hera e parë që luftoj për titull dhe shpresoj që titullin ta sjellim në Drenas” tha Kuka për faqen zyrtare të klubit.