Ferizaj: Godet me veturë personin zyrtar, arrestohet
Redaksia
Ferizaj24
6 Korrik 2019
1 min lexim
143 vizita
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi me veturën e tij e kishte goditur një person zyrtar dhe pas goditjes i dyshuari me të njëjtën veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është sekuestruar përkohësisht. Rasti është duke u hetuar.
ADVERTISING
Po ashtu, në Mitrovicë, është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Detajet
Publikuar
6 Korrik 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
143
Fjalë
111