Shumë klube të futbollit të Kosovës janë në pronësi të kuvendeve komunale.
Një prej tyre është edhe klubi futbollistik i Ferizajit, i cili deri më tani është financuar nga buxheti i komunës.
Por, duket se kësaj do t’i vjen fundi dhe se ferizajasit nga dita e nesërme do të jenë në duar të investitorëve të huaj dhe vendor.
Kështu shkruan së paku në njoftimin e klubit të bërë përmes rrjeteve sociale teksa tregohet se në ekip do të investojnë edhe disa anglezë.
“Nesër (07.07.2019) në ora 18:00, në Hotel “Emerald” organizohet ceremonia e nënshkrimit të privatizimit të Klubit Futbollistik “Ferizaj”, nga investitorë anglez dhe vendor”, thuhet në njoftimin e KF Ferizajit.
Ndryshe, Ferizaji ka ruajtur statusin e të qenit ekip i Superligës së Kosovës në futboll.