37289199 1870069349705558 4739319359699156992 o1 560x416 - Ferizaj mban debat me banorët e Fshatit të Vjetër për varrezat e qytetit

Këtë të mërkurë është mbajtur diskutimi publik, lidhur me vendimin e Kuvendit të Komunës së Ferizajt që varrezat e qytetit të Ferizajt, të vendosen në Fshatin e Vjetër. Por gjatë këtij dëgjimi publik ekzekutivi i Komunës është shprehur i gatshëm që të shqyrtoi opsione tjera për varrezat e qytetit. Kështu u ka thënë sot banorëve të Fshatit Vjetër, drejtori i Drejtorisë për Urbanizmit, Lulzim Aliu, në një debat, në të cilin edhe njëherë banorët e këtij lokaliteti kanë shprehur kundërshtimin e vendimit për vendosjen e varrezave në fshatin e tyre.

Ky qëndrim i Komunës vjen menjëherë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që tokat e AKP-së t’u kalojnë në menaxhim komunave.

“Kur ju kam thënë që është një zgjidhje e përkohshme e kemi menduar ashtu, ju keni reaguar dhe keni thënë se është mashtrim zgjidhja e përkohshme, e kanë debatuar edhe opozita me atë arsyetimin pse është i përkohshëm dhe kanë thënë se po bëni mashtrime. Ka qenë një vendim i përkohshëm që të bëjmë një hap që për momentin ka qenë i domosdoshëm për shkak se nuk ka vende tek varrezat e vjetra për varre të reja, tash e kemi një situatë të re, kemi kërkuar prej Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të na dhënë pronat e AKP-së, tash është bërë hapi i parë dhe ne tash si Komunë kemi alternativa më shumë për të bërë zgjidhje”, ka thënë Aliu.

Gjatë debatit që u zhvillua me këtë rast banorët ishin kategorik në qëndrimin e tyre për gjetjen e alternativave tjera. Madje kanë sjellë shumë arsye se pse nuk duhet të jenë varrezat aty. Kanë përmendur hapësirën e vogël, afërsinë me shtëpitë, problemet mjedisore, mungesën e analizave gjeo-mekanike e deri tek shkelja e të drejtave të fëmijëve. Debati u shfrytëzua edhe për adresimin e problemeve tjera të fshatit.

Për zgjidhjen e këtij problemi foli edhe këshilltari komunal, Gëzim Haxhimusa. Ai theksoi se gjatë këtyre ditëve ka biseduar me banorët dhe është arritur një pajtueshmëri që një parcelë prej 18 hektarësh në pjesën tjetër të fshatit të jetë opsioni më i pranueshëm. Ai madje ka sjellë edhe një skicë të hartuar me banorët.

Kjo bëri që edhe njëherë drejtori i Urbanizmit, Lulzim Aliu, t’ua bëjë më dije banorëve të Fshatit të Vjetër që deri në seancën e radhës të Kuvendit ta shqyrtojnë bashkërisht këtë opsion. Madje ka potencuar se ai vetë nuk ka qenë dakord për opsionin aktual i cili ka sjellë edhe debatin.

Ndryshe, Kuvendi i Komunës së Ferizajt, ka marr një vendim që varrezat e qytetit të vendosen në një hapësirë të sajën që ndodhet në këtë fshat. Banorët e kanë kundërshtuar edhe përmes një peticioni, shqyrtimi i të cilit është bërë në Kuvend dhe i cili ka sjellë përplasje me kuvendarët.

37394744 1870069536372206 5033733148727312384 o1 - Ferizaj mban debat me banorët e Fshatit të Vjetër për varrezat e qytetit 37418483 1870069419705551 6407318021324406784 o1 - Ferizaj mban debat me banorët e Fshatit të Vjetër për varrezat e qytetit 37412624 1870069366372223 4423428556642582528 o1 - Ferizaj mban debat me banorët e Fshatit të Vjetër për varrezat e qytetit


www.foxshop-ks.com