Lajmi për vizat bëhet i ditur në ora 16:30
Redaksia
Ferizaj24
18 Korrik 2018
1 min lexim
123 vizita
Edhe pse ishte paralajmëruar se lajmi për vizat do të mund të komunikohet në orën 11:30, një gjë e tillë pritet të ndodh pak më vonë, pikërisht rreth orës 16:30.
Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Evropian, përmes një postimi në Twitter.
“Sot rreth orës 16.30, konferencë për shtyp nga Komsioneri Avramopulos dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi”, është shkruar në një postim në të cilin është shtuar edhe linku ku do të mund të ndiqni konferencën Live.
Kujtojmë gjithashtu se të enjten është raportuar se do të jetë për vizitë në Kosovë, Komisionari për Punë të Brendshme dhe Migracion, Dimitros Avramopoulos.
Detajet
Publikuar
18 Korrik 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
123
Fjalë
114