Ferizaj mposhtet bindshëm në Kupën Ballkanike
Redaksia
Ferizaj24
13 Shtator 2020
1 min lexim
134 vizita
Kampioni i Kosovës në konkurrencën e meshkujve në volejboll Ferizaj ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kupës Ballkanike që po mbahet në Turqi.
Skuadra e Anka Sport Club ishte më e mirë se skuadra kosovare dhe arriti që me rezultat 3:0 në sete (10:25,18:25,12:25) ta fitoi ndeshjen.
Sot me fillim nga ora 16:00 sipas orës lokale të Turqisë, luhet edhe ndeshja e dytë. Fituesi i Kupës Ballkanike kualifikohet në Challenge Cup.
Detajet
Publikuar
13 Shtator 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
134
Fjalë
76