Ferizajasi kërcënon fqinjin, thotë se bagëtitë e tij ia dëmtuan oborrin
Redaksia
Ferizaj24
14 Shtator 2020
1 min lexim
168 vizita
Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kanosur një tjetër
Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Ferizaj, njofton policia në raportin 24 orësh
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pretendon se viktima është duke e penguar në oborrin e tij me bagëti dhe mjete pune, dhe po ashtu e kishte kanosur viktimën që rastin mos ta raportoj në polici”, njofton policia.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Detajet
Publikuar
14 Shtator 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
168
Fjalë
115