Skuadra e Bylbyl Sokolit, KF Ferizaj nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve. Kur kanë mbetur edhe shumë pak deri te fundi i merkatos, anamoravasit po përforocojnë rradhët e veta para fillimit të edicionit pranveror, shkruan Ferizaj24. Kësisoj, bardhë e kaltërit sot kanë konfirmuar edhe një marrëveshje tjetër, kësaj rradhe nga Shkupi. Ferizaj ka nënshkruar me Husein Demirin, i cili së fundi ka luajtur në Finlandë. Më poshtë mund ta shikoni edhe postimin e plotë të klubit në rrjetin social “Facebook”. Husein Demiri në Ferizaj. Ferizaj : Top-sulmuesi Shkupian, Husein Demiri eshtë përforcimi i rradhës për klubin tonë, me ardhjen e tij tani cilësia dhe konkurenca në fazën e sulmit eshtë rritur, dhe presim që të sjellë suksese. Demiri së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Finlandeze, FC Kemi Kings. Ai me përvojën e tij në arenën ndërkombëtare pritët të na ndihmojë drejtë objektivave tona. Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me skuadrën tonë. Vazhdojmë tutje ⚪🔵.