Është gjetur i vrarë njëzetvjeçari Lirim Hysenaj në një nga restaurantet në qytezën e Shtimes, të enjten, në orët e hershme të mëngjesit.
I ndjeri dyshohej se ishte vetëvrarë me një litarë në katin e dytë të restaurantit aty edhe ku punonte si kamerier. Ai ndërkohë punonte edhe si aktivist nëpër OJQ të ndryshme në komunën e Shtimes. Sipas të afërmve të të ndjerit nga fshati Petrovë i komunës së Shtimes ai ishte djalë i qetë dhe nuk kishte telashe me askënd, mirëpo nuk i dinë shkaqet që e sollën deri në këtë vendim.
“Ne e kemi të afërm Lurimin dhe e kemi një mbiemër. Ishte djalë i qetë, punëtor dhe punonte në atë restaurant si kamerier. Ai nuk ka pasur telashe me askënd dhe ende nuk dihen shkaqet pse erdhi deri këtu. Të gjithë jemi të tronditur nga kjo ngjarje, ndërkohë institucionet përkatëse po merren me rastin ndërkaq trupin e pajetë e kanë dërguar për onduksion”, ka thënë ky burim për “Kohën Ditore”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe nënkoloneli i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Basri Shabani.
“Rreth orës 7:00 në mëngjesin e së enjtes njëzetvjeçari (L.H) është gjetur pa shenja jetei nën litarë në katin e dytë të një restauranti në Shtime. Policia është duke i vazhduar hetimet dhe deri tashti ende nuk dihet për motivet e kësaj ngjarje. Ai është gjetur nga pronari i restaurantit”, ka thënë Shabani.