Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete Avdyl Kçiku, i zhdukur që nga dita e djeshme në qytetin e Ferizajt.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Ferizaj, Agim Gashi, ka thënë përmes telefonit se personi i raportuar si i zhdukur është gjetur sot sot rreth orës 16.25, pa shenja jete.
“Një qytetar e ka vërejtur veturën e tij të parkuar në dalje të Ferizajt, rrugës për Nerodime. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur edhe një armë zjarri, ndërsa mjekësia ka konstatuar vdekjen e tij,” ka thënë ai.
Gashi ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin, i cili fillimisht po trajtohet si vdekje e dyshimtë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Prishtinë.