Është gjetur pa shenja jete, në pasditen e kësaj të diele, Avdyl Kçiku, i shpallur i zhdukur që nga mbrëmja e së premtes në qytetin e Ferizajt.
Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se vetura me viktimën është gjetur në dalje të Ferizajt, saktësisht rrugës për Nerodime.
“Personi i raportuar si i zhdukur është gjetur sot, ku një qytetarë e ka pa veturën e tij të parkuar.
Mjekësia ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, ka thënë Gashi për lajmi.net
Gashi ka bërë të ditur se është përdorur armë zjarri. I ndjeri ishte i 36 vjeçar.