germany work 780x4391 560x416 - Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

Sipas bankës HSBC, vendi më i mirë për “njerëzit ambiciozë që kërkojnë një shtysë në karrierën e tyre në vitin 2019” është Gjermania.

Ky është rezultati i një sondazhi të kryer te 22,318 persona që jetojnë jashtë vendit të lindjes, në 163 vende të botës. Arsyeja kryesore që i shtyn të rinjtë të lënë vendin e tyre të origjinës është pikërisht përmirësimi i kushteve të tyre të punës.

Pjesëmarrësit në sondazh u pyetën për të vlerësuar përvojën e tyre në punë në bazë të pyetjeve të fokusuara te karriera.

Besnike ndaj reputacionit për efikasitetin, Gjermania është konsideruar edhe si një vend për progres në karrierë, me 65 për qind e të intervistuarve që e cilëson si vend “produktiv”, ndërsa 70 për qind e të intervistuarve thonë që ekuilibri mes jetës profesionale dhe asaj personale është përmirësuar që kur është transferuar në Gjermani.

Të huajt që jetojnë dhe punojnë në Gjermani e vlerësojnë vendin për kulturën e punës dhe nivelin e sigurisë në punë. Thuajse 75 për qind e të intervistuarve raportuan për përmirësim të sigurisë në punë në Gjermani krahasuar me vendin e origjinës.

Për herë të parë, në klasifikimin e këtij viti, Gjermania kapërcen Suedinë dhe Zvicrën, ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe dhe Bahrejni.


www.foxshop-ks.com