Luana Vjollca shfaqet mahnitëse në të bardha me modelin e ri të flokëve
Redaksia
Ferizaj24
10 Janar 2019
1 min lexim
111 vizita
Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, vazhdon të mbetet një prej emrave më të komentuar në media.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Luana ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është shfaqur mjaft atraktive në të bardha.
Me modelin e flokëve të shkurtra, prezantuesja duket ndryshe dhe më tërheqëse se asnjëherë tjetër.
“E bardhë si bora”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.
Detajet
Publikuar
10 Janar 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
111
Fjalë
116