Rivaliteti në muzikë, e sidomos në rep, është shumë i theksuar edhe në skenën tonë muzikore.
Mirëpo, ka edhe reperë që kanë fituar respektin e kolegëve për punën e tyre.
[embedded content]
Respektin e Gjikos e kanë fituar disa prej tyre, duke qenë se ka të tillë që ai ua zgjat dorën për punën që bëjnë.
“Secili reper që ka mbijetuar në rep mbi pesë ose shtatë vjet lirish ia jap dorën”, ka thënë Gjiko në emisionin “ShoowRoom me Gentën”.
“Kjo është sikur të pranohesh në fakultet, por e kanë edhe ta kryejnë fakultetin”.
[embedded content]
“Njëjtë është edhe me muzikë, mund të kesh sukses me një këngë dhe mund të shuhesh pas dy-tre muajve”.
“Sa ma gjatë që mbijeton je më i zoti. Atyre ua jap dorën”, ka theksuar reperi nga Peja. /Telegrafi/