Reperi amerikan, Mac Miller, ka vdekur nga mbidozimi me kokainë, alkool dhe fentanil, thuhet në rezultatet e obduksionit – transmeton BBC.

Në muajin shtator, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni, ndërsa vdiq në moshë 26 vjeçare.

mac miller ka vdekur nga mbidozimi me droge - Mac Miller ka vdekur nga mbidozimi me drogë

Mac Miller dhe Ariana Grande (Foto: Getty Images/Dave Hogan for One Love Manchester/Guliver)

Yje të shumta e nderuan reperin pas vdekjes së tij, ndërsa ish- e dashura Ariana Grande i kushtoi edhe një këngë duke e quajtur engjëll.

Lexo po ashtu:

Fentanili është një opiod që përdoret si bar kundër dhimbjes, ndërsa është më i lirë se heroina dhe është shkaktar i shpeshtë i mbidozimit dhe vdekjeve në Amerikën.

mac miller ka vdekur nga mbidozimi me droge 1 - Mac Miller ka vdekur nga mbidozimi me drogë

Mac Miller (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Sipas të dhënave, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mesatarisht 200 njerëz në ditë vdesin nga mbidozimi.

Këngëtari Prince kishte marrë fentanil para vdekjes së tij në vitin 2016.

Ky preparat ishte faktor edhe në mbidozimin fatal të reperit Lil Peep në nëntor të vitit 2017. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com