Kandidati i Vetëvendosjes për deputet ka takuar të rinjtë në komunën e Ferizajt.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook, ku njoftoi se diskutuan për brengat e gjeneratës së re.
Në këtë takim Gjyshinca ishte i shoqëruar nga Hekuran Murati.
“Ishte takim që na dha shpirt e shpresë për të vazhduar tutje të bashkuar në rrugën që kemi nisur”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Rinia jonë, shpirti e shpresa jonë!
Bashkë me Hekuranin takuam shokët e shoqet tona në Ferizaj. Diskutuam për brengat e gjeneratës sonë e për programin e Lëvizjes si alternativa e vetme përpara.
Ishte takim që na dha shpirt e shpresë për të vazhduar tutje të bashkuar në rrugën që kemi nisur.
Faleminderit Ferizaj, faleminderit të dashur shokë e shoqe!