w 10 560x416 - Mediat serbe: Haradinaj kërcënon Vuçiqin

Mediat serbe vazhdojnë të merren intensivisht me deklaratat e kandidatit të AAK-së për president, Ramush Haradinaj.

Paralajmërimi i Haradinajt për bashkim me Shqipërinë nëse BE-ja nuk lëviz drejt njohjes së pesë shteteve anëtaree dhe nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, po përcjellen me interesim në shtetin fqinj.

Deklarata e djeshme e Haradinajt në Ferizaj si mesazh për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për njohjen e Kosovës, u bë ndër lajmet kryesore në Serbi.

“Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi që më mirë e ka ta njoh Kosovën. Ai ka kërcënuar se të kundërtën Prishtina do të vazhdojë me bashkim me Shqipërinë”, shkruajnë mediat më të mëdha serb B92, Blic, Danas, Tanjug, etj.


www.foxshop-ks.com