Hajnat i vodhën ferizajasit para, stoli ari dhe pushkën e gjuetisë
Redaksia
Ferizaj24
28 Shkurt 20191 min lexim96 vizita
Një ferizajas ka njoftuar në polici se shtëpia e tij kishte qenë cak i hajnave mbrëmjen e kaluar.
Sipas policisë më 26.02.2019 rreth orës 19:30, në Stacionin Policor në Ferizaj, një burrë ka raportuar se disa persona të dyshuar dhe të panjohur me forcë janë futur në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur, një shumë parash, stoli ari me vlerë të konsiderueshme dhe një pushkë gjuetie.
Për këtë të fundit sipas policisë, viktima kishte pasur edhe leje mbajtje.
Policia nuk ka njoftuar nëse kanë identifikuar ndonjë të dyshuar, por kanë shtuar se janë duke u kryer hetime lidhur me rastin.