pro 1551285240 4049817 560x347 - Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim për të dyshuarin për sulm fizik

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj- Dega Kaçanik, kundër të pandehurit J.B
Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri pas një konflikti verbal e sulmon fizkisht të dëmtuarin A.B., duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, ku me këtë kishte për të kryer veprën penale “Sulmi”.

Kjo prokurori njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri J.B., gjendet në ndalim që nga 25 shkurti dhe ndaj tij është marrë aktvendim për fillim të hetimeve.


www.foxshop-ks.com