Një çift i kanë kaluar më shumë se 30 minuta duke u munduar të futen brenda veturës, por ishte një kalimtar rasti që u tregoi se veturën e kishin pas shpinës dhe se atë që po mundoheshin ta hapin ishte e tjetërkujt, por që ishte e ngjashme në të gjitha aspektet, duke filluar nga modeli e ngjyra.
Dyshja kishin shkuar për të bërë shoping në një qendër tregtare në Weymouth të Anglisë, ku një kalimtar rasti i kishte parë duke qëndruar para një Mazda me ngjyrë të kuqe, të cilën po mundoheshin ta hapin duke mos e ditur se vetëm pak metra ishte vetura e tyre, që ishte model i njëjtë me atë që po tentonin ta hapnin, transmeton Telegrafi.
Dhe pasi i kaluan disa minuta duke u munduar ta hapin, autori i videos së publikuar më poshtë, hapë dritaren e veturës dhe u tregon se veturën e kishin prapa shpinës dhe se ishin duke tentuar ta hapin një tjetër.
Të habitur me veprimet e tyre dhe përgjigjen e burrit, dyshja u kthyen prapa për t’i shikuar targat dhe për t’u bindur se kishin bërë një gabim trashanik. /Telegrafi/