Me një popullsi që tejkalon numrin 1.3 miliardë dhe një ekonomi me zhvillim të shpejtë, India është bërë emetuesi i tretë më i madh i gazrave serrë në botë.
Dhe, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qymyri është një arsye e madhe për këtë.
Në vitet e fundit, India ka përjetuar një “nxitim në eksplorim të qymyrit”, ndërsa vendi përpiqet të plotësojë nevojat gjithnjë në zgjerim të energjisë.
Në qendër të këtij procesi është Dhanbad, një qytet i njohur si “kryeqyteti i qymyrit”, dhe minierat aty pranë të Jharias.
Atje, kryesisht kompanitë shtetërore të thëngjillit operojnë në miniera masive të qymyrit që shkaktojnë kërdi në fshatrat e banuara në zonë.
Fotografi suedez Sebastian Sardi u hipnotizua nga Dhanbad gati një dekadë më parë, ndërsa udhëtonte në vendet e minierave në të gjithë botën.
Sardi i tha Business Insider se ajo që goditi atë për minierat e Jharia është mënyra se si fshatarët jetojnë mes minierave, ndërsa gjithashtu vuajnë shumë nga mjedisi që krijojnë ato. /Telegrafi/