Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar një 39 vjeçar pasi që dyshohet se i njëjti me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në biznes, kishte inskenuar rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij. Policia ka njoftuar se i dyshuari me inicialet A.H., me datë 21.3.2019, kishte paraqitur në polici rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij duke deklaruar se nga persona të panjohur iu kishin vjedhur 21.700 euro dhe 500 franga zvicerane. “Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në biznes”. “Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.