Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar sonte një person për hyrje ilegale në Han të Elezit, në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Gjatë kontrollit në pallton e personit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, janë gjetur katër paketime të mbështjella me rreth 2 kilogram substancë të llojit heroinë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe njësia e antidrogës në Ferizaj. Është iniciuar rasti “Blerja, posedim shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Tentim kalimi ilegal i kufirit ose vijës kufitare”. Substanca e dyshuar është konfiskuar, ndërsa personi i arrestuar dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.