Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, shkolla fillore e mesme e ulët “Ahmet Hoxha” në Ferizaj, që nga sot do të kaloj në mësim online.
Drejtoresha e kësaj shkolle Ganimete Konjufca , tha se pas konsultimit me Drejtorinë e Arsimit, Task Forcës së shkollës dhe me inspektoratin, sot u morr vendimi që e gjithë shkolla të kaloj në mësim online.
“Sa i përket situatës pandemike me COVID-19 deri tani e kemi menaxhuar shumë mirë situatën sepse kemi punuar me rrotacion në ato klasë ku kemi pasur numër më të madh të nxënësve që kanë qenë të prekur , kemi shkuar me mësim online fillimisht me dy klasë. Mirëpo me datën 23 kemi kërkuar nga instituti të bëhet testimi i katër klasave që ka pas numër më të madh të nxënësve të infektuar dhe një pjesë të mësimdhënësve ku na kanë rezultuar shtatë mësimdhënës të infektuar domethënë këtë e kemi identifikuar dje dhe kemi pasur edhe më herët pesë mësimdhënës të cilët kanë qenë në karantinë natyrisht të prekur me COVID-19. Numri i stafit gjithsej është trembëdhjetë, mësimdhënës, mësues, pedagog, psikolog shkolle dhe mësues mbështetës që janë me COVID-19 dhe sot jemi mbledhur në takim me task forcën e shkollës, këshillin drejtues të shkollës, këshillin e prindërve dhe këshillin e arsimtarëve dhe kemi vendos që shkolla të shkoj komplet në mësim online , sepse arsyeja e parë dhe e vetme ishte që 8-9 mësimdhënës mungonin gjatë procesit mësimorë dhe ishte e pamundur të bëhej zëvendësimi i tyre. Gjithashtu edhe numri i madh i nxënësve nëpër klasë ose mungesat e nxënësve që janë të karantinuar , që nuk janë të prekur por i kanë anëtarët e familjes me COVID-19 dhe nuk vijnë në shkollë dhe numri i vogël i nxënësve nëpër klasa. Në orët e hershme të mëngjesit e kemi lajmëruar Drejtorinë e Arsimit kemi lajmëruar Inspektoratin dhe i kemi marrë të gjitha vendimet komfort kërkesave dhe nevojave të menaxhimit të pandemisë.”