“Gjatë heshtjes zgjedhore partive politike u ndalohet shpërndarja ose shfaqja ne mënyre tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës se te njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qellim ndikimi tek votuesit”, thuhet në këtë rregullore.
Po ashtu gjatë 24 orëve të heshtjes zgjedhore, të gjitha subjekteve u ndalohet të bëjnë fushatë në çfarëdo mënyre për hedhjen e votës apo ndikim tek votuesit
Për këto shkelje, subjektet të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dënohen nga 6 mijë deri në 25 mijë euro, ndërsa ato të cilat nuk janë të përfaqësuar nga 5 mijë e 5 qind deri në 20 mijë.