Ferizaj: Burri detyron gruan dhe fëmijët të largohen nga shtëpia, arrestohet
Redaksia
Ferizaj24
17 Shkurt 2021
2 min lexim
176 vizita
Një person në Ferizaj është arrestuar pasi i njëjti me armë e kishte kanosur bashkëshorten e tij, që ajo të largohet nga shtëpia së bashku me pesë fëmijët e saj.
Në raportin e policisë thuhet se nga i dyshuari është konfiskuar revolja e cila dyshohet të jetë përdoru për të kanosur viktimën. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë revole, një armë tytë gjatë me 12 fishekë, dy granata dore, një elektroshok dhe gjashtë thika.
Ndërsa me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE Ferizaj 16.02.2021 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me armë e kishte kanosur bashkëshorten që të largohet prej shtëpisë së bashku me pesë fëmijët e saj. Nga i dyshuari është konfiskuar revolja e cila dyshohet të jetë përdoru për të kanosur viktimën. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë revole, një armë tytë gjatë me 12 fishekë, dy granata dore, një elektroshok dhe gjashtë thika. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Detajet
Publikuar
17 Shkurt 2021
Kohëzgjatja
2 min
Vizita
176
Fjalë
204