Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ia kishte mësyer kandidaturës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurti, pasi ju bashkua PDK-së.
Tash kanë dalur rezultatet në shumicën e qyteteve nga KQZ. Kësisoj janë bërë publike edhe votat e PDK-së në komunë e Ferizajt.
Partia Demokratike e Kosovës është renditur subjekti i dytë në Ferizaj me 11.439 vota apo 21.99%.
Qalaj në Ferizaj ka arritur të marrë 2 mijë e 403 vota, ndonëse mbante numrin 13 në listën për deputet.