E tërë Kosova është tronditur pasditen e sotme pas aksidentit tragjik në fshatin Koshare të Ferizajt, ku vdiqën 4 persona.
Media përmes burimeve ka mësuar identitetin e viktimave dhe të lënduarës që po trajohet në QKUK – Prishtinë.
Viktimat: Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (emër i njohur për redaksinë – djali i Naimit), thonë burimet.
Ndërsa nga ky aksident ka mbetur e lënduar Ibadete Ramadani 32-vjeçare (motra e Naimit) që është transferuar në QKUK. Të gjithë personat e lartëpërmendur kanë qenë në veturën VW Golf.
Media më herët raportoi edhe për 22-vjeçarin Erton Musliu, i cili është ndaluar për 48 orë nën dyshimin të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga Erton Musliu (M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt, nga Shtimja në drejtim të Ferizajt.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 4 persona të cilët ishin në automjetin VW Golf.