Policia me aksion të madh në Ferizaj, ndalohen 23 persona
Redaksia
Ferizaj24
4 Qershor 2021
1 min lexim
146 vizita
Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar 23 persona pas një aksion për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Ferizajt.
Prej tyre 14 persona të moshës madhore dhe 9 fëmijë, ( 15 shtetas të Republikës Shqipërisë dhe 8 shtetas të Republikës së Kosovës).
Me këtë rast, policia ka shqiptuar 12 fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike”.
Në komunikatën e Policisë thuhet do të vazhdojë aksioni për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizaj.
Detajet
Publikuar
4 Qershor 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
146
Fjalë
102