Prezantimi zyrtar, do të bëhet një jave prej sot
Prej se është lansuar për herë të parë më 2009, Kia Soul ka qenë një sukses shumë i madh, transmeton Telegrafi. Ky model ka qenë në treg për tri dekada dhe pos një ndryshimi të vogël, gjenerata e tretë vjen në LA Auto Show e ndryshuar krejtësisht.
Gjatë ditëve të fundit, prodhuesi korean Kia, ka lansuar ndaras dy imazhe, ndërsa në afërsi të fundjavës edhe pamjen përfundimare që do ta ketë.
Derisa imazhet e tregonin si një kuti, po del se ky crossover nuk do të ketë formë katrore ashtu si pritej. Në fakt, ka përfundime shumë më të buta, se ato që i kishin paraardhëset.
Pamjet ende janë si siluetë, vetëm se nuk mund t’ia fshehin dukjen përfundimtare, teksa po afro data kur do të mësojmë të gjitha specifikat. Madje, Kia ka treguar edhe disa pjesë të enterierit, që do të jenë në modelin Soul 2020. /Telegrafi/