Një foshnje njëvjeçare ka mbijetuar mrekullisht, pasi kishte rënë në binarë dhe mbi të kishte kaluar treni.
Vajza madje ka shpëtuar pa as edhe një gërvishtje në trup, pasi treni derisa kaloi nuk e preku, transmeton Telegrafi.
E gjithë ngjarja ndodhi në qytetin indian Maturi, pasi prindërve u kishte rrëshqitur nga dora derisa po dilnin nga treni. Për fat të mirë gjithçka ka përfunduar siç është më së miri.
Foshnja po cilësohet si vajza më me fat në botë, ndërsa në vendlindje është bërë kryetemë. /Telegrafi/
[embedded content]